Pas rastit të Drenasit, vendosen kuti për ankesa në të gjitha institucionet arsimore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vendosur që të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të vendosen kutitë e ankesave.

Sipas Bytyqit, kjo do të mundësojë që të raportohen parregullsitë në tërë arsimin parauniversitar.

“Sot kam marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave. Për zbatimin e këtij vendimi, kam obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit). Këtë vendim, e kam marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar”, ka shkruar Bytyqi.