Ilir Mirena

Pas raportit në AP të NATO-s për largimin me negocim të Radojçiqit, Mirena: E ditëm qysh atë ditë

Pasi vetë Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka në draft-raport konkluzion që terroristi famëkeq Milan Radonçiq u lejua të largohej me negocim të KFOR-it më 24 shtator për shkak të frikës së një “kasaphane”, gazetari Ilir Mirena ka rikthyer një status që kishte shkruar në Facebook po ato ditë se pse ishte lejuar të largohej Radojçiqi me 30-e-sa terroristë të tjerë.

“Se e paten leju me u largu Radojqiqin pa therre n’kamb e patem dite ato dite kur ndodhi Banjska. Çka s’po e dijme as sot, eshte se pse e lejuan me u largu?…”, ka shkruar Mirena teksa ka bashkëngjitur një shkrim të 26 shtatorit të vitit të kaluar.