Janë bërë bashkë për një duet.
MC.Kresha dhe Fifi janë prezantuar në festivalin ‘Kënga Magjike’ me projektin e titulluar ‘Psikopatja jote’, shkruan Ballkani.info.
Pas lansimit të këngës në Youtube kanë ‘shpërthyer’ me mijëra komente pozitive për duetin, duke e vlerësuar si kënga pretenduese deri më tani për ta fituar këtë festival.
Po ashtu, e madhe ka qenë edhe shpërndarja e këngës në rrjetet sociale.
“Psikopatja jote” është punuar nga producentët e PINT dhe Max Production./Ballkani.info/
https://youtu.be/GlWjfO30zLM







