Pas provës në telefonat Pixel, Google Maps sjell një risi në iOS dhe Android

Google Maps do të nxjerrë një mënyrë të re navigimi në versionet iOS dhe Android të aplikacionit të tij.

Karakteristika e re quhet Live View dhe përdor kamerën e telefonit për të mbuluar navigimin e botës reale, për ta bërë më të lehtë gjetjen e destinacioneve.

Ky lloj navigimi i realitetit të shtuar deri më tani ka qenë i disponueshëm vetëm në telefonat Pixel të Google.

Kompania thotë se pas testimeve në Pixel, plani është të nxjerrin një version beta në telefonat iOS dhe Android këtë javë.

Sa i përket përdorimit të këtij funksionaliteti, përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin Live View sa herë që futen në drejtimet e navigimit në këmbë. Ky funksionalitet do të shfaqet pranë butonit tradicional të navigimit.

loading…