Edhe një qytetar i Gjilanit, i infektuar me koronavirus ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka bërë të ditur edhe identitetin e të ndjerit.

Rexhep Baxhaku, 75 vjeçari nga Gjilani i cili vdiq sot kishte punuar si taksist në këtë komunë.

Ndërkohë, Haziri ka shprehur ngushëllime edhe për prokurorin nga Gjilani, Ismet Ukshini për të cilin po ashtu u raportua se ka vdekur sot pasi ishte infektuar me Coronavirus,

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka shkruar Haziri.

Gjatë ditës betejën me Coronavirus e ka humbur edhe një e moshuar nga Prishtina.