Pas Prishtinës, edhe Ferizaj ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Komuna e Ferizajt ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike.

Sipas urdhëresës së lëshuar nga Komuna, ndalimi vlen nga data 21 dhjetor deri më 15 janar. Ndërkaq përjashtim bën data 31 dhjetor 2019 nga ora 23:00 deri 00:30 e datës 1 janar 2020.

Sipas urdhëresës personat që bien ndesh me pikat e përcaktuara, do të gjobiten sipas ligjit.

Kujtojmë se një vendim të tillë e ka marrë edhe Komuna e Prishtinës.