Pas prezantimit të suksesshëm në “Kënga Magjike”, këto janë fjalët e Florit

Publikun e befasoi me rikthimin e tij në “Kënga Magjike”.

Pos suprizës, me interpretimin e tij, Flori Mumajesi ka përlotur e mahnitur gjithë ata njerëz që ishin prezent aty e po dëgjonin plot vesh, shkruan Ballkani.info.

Në këtë festival ai u prezantua me këngën “Plas” që mban një tekst të fortë dhe një muzikë melanolike, e kuruar në çdo detaj sa i përket realizimit.

“Plas” u komentua, u shpërnda e u mirëprit edhe nga ata që e komentuan këngëtarin në Youtube e në rrjetet sociale.

Prandaj, Flori e ka ndjerë të nevojshme dhe përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video ku ka falënderuar gjithë ata që kanë gjetur kohë ta dëgjojnë e ta vlerësoj.

Si do që të jetë, për momentin, sipas publikut Flori është pretendent për çmimin e parë në edicionin e 20 të KM./Ballkani.info/

https://www.instagram.com/p/Bq8DjsmDKpw/?utm_source=ig_web_copy_link