Pas Porche-s edhe BMW shpërblen të punësuarit

Gjiganti automobilistik BMW do t’i paguajë punonjësve të saj në Gjermani një bonus vjetor prej 9,175 euro, që është 280 euro më pak se vitin e kaluar.

Shuma është pak e habitshme, duke qenë se kompania vitin e kaluar ka bërë pothuajse një të pestën e fitimeve të saj, derisa është paralajmëruar një rënie e mëtejshme të fitimit në një program gjithëpërfshirës të reduktimit të kostos, shkruan Seebiz.

Edhe një prodhues i veturave në Gjermani, Porche ka shpërblyer punonjësit e saj vitin e kaluar me nga 9700 euro.