Kryeministri Albin Kurti sot nuk e ka respektuar heshtjen zgjedhore.

Pasi vizitoi ditën qytetin e Podujevës, kryeministri Kurti sonte në mbrëmje ka qëndruar në qytetin e Gjakovës

Në videot e publikuara, Kurti shihet duke zbritur nga xhipi i tij pikërisht tek vendi ku gjendet selia e Vetëvendosjes.

Ai më pas përshëndetet me qytetarët që kanë dalë për ta pritur.

Kurti ka takuar atje dhe kandidaten për kryetare të Gjakovës të partisë së tij.

Pas një muaj fushatë elektorale, sot në Kosovë është heshtje parazgjedhore për zgjedhjet lokale, të cilat mbahen nesër.