Katy Perry ishte pjesë e videoklipit të fundit të Taylor Swift.

Katy Perry dhe Taylor Swift edhe zyrtarisht kanë përfunduar armiqësinë e tyre që zgjati jo më pak se 6 vite.

Taylor Swift ka realizuar klipin më të ri të titulluar ‘You need to calm down’ pjesë e të cilit është pikërisht edhe këngëtarja Katy Perry.

Pas shumë vitesh në armiqësi, tani dy artistet që në klip paraqiten si hamburger dhe patate shihen duke përqafuar njëra tjetrën në pjesën e fundit të këngës.