Bekim Haxhiu

Pas përplasjes së sotme në Kamenicë, kërkohet shkarkimi i Qëndron Kastratit

Në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Komunës së Kamenicës, sot ka pasur përplasje mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe banorëve.

Kjo përplasje kishte shkak një shkollë në këtë fshat e cila ishte mbyllur shkaku i reformave që ndodhën në fushën e arsimit.

Për këtë ngjarje, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar shkarkimin e Qëndron Kastratit nga pozita e kryetarit të Komunës së Kamenicës.

Ai ka thënë se pushteti që zgjodhën qytetarët e kësaj komune po ushtron dhunë ndaj tyre për një të drejtë elementare që ata e kërkojnë, andaj sipas tij Kastrati ka keqpërdorur besimin e qytetarëve dhe duhet të shkarkohet.

Shkrimi i tij i plotë:

Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Komunës së Kamenicës.

Katër vitet më parë qytetarët e Kamenicës votuan për ndryshim, ndërsa sot pushteti që e zgjodhën po ushtron dhunë ndaj qytetarëve për një të drejtë elementare që  ata po e kërkojnë dhe që ju takon me Ligj dhe Kushtetutë, arsimimin e fëmijëve.

Qëndron Kastrati ka keqpërdorur besimin e qytetarëve.

Prandaj, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040

PËR VETËQEVERISJEN LOKALE, Neni 64,  Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga posti që ushtron.