Pas përmbytjeve apokaliptike në Itali, moti i keq “pushton” Evropën

Ditët e fundit Evropa është përfshirë nga përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura dhe motit tepër të keq, e duhet thënë, aspak të pazakontë për stinën në të cilën ndodhemi.

Vendi më i prekur ka qenë Italia, në të cilën deri më tani janë shënuar 13 viktima dhe disa të zhdukur, si pasojë e përmbytjeve masive në disa rajone të vendit.

Por, mesa duket reshjet masive të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Kroatët që jetojnë në qytetet Karlovac, Petrinja, Hrvatska Kostajnica, Gracac dhe Obrovac luftuan me përmbytjet ditët e fundit, por nuk u raportuan të plagosur apo vdekje.

Sipas stacioni televiziv kroat HRT, në qytetin Sisak, lumi Sava përmbyti stallat e një shoqate të kalërimit terapeutik, megjithatë, të gjithë kuajt u siguruan të padëmtuar.

Situata ishte gjithashtu e vështirë në Bosnjën veriperëndimore, pasi lumenjtë Una dhe Glina, shkaktuan përmbytje në qytetet Bihac, Velika Kladusa dhe Bosanska Krupa.