Pas më shumë se një ore pauzë, deputetët janë kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi shkoi në pauzë pas kërkesës së LDK-së.

Kujtojmë që ende nuk është hedhur në votim  kabineti qeveritar i propozuar nga mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti.

Para se të shkohet në pushim, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci njoftoi se janë paraqitur për të marrë fjalën edhe 13 deputetë të tjerë.

https://www.facebook.com/portaliballkani.info/videos/271987037110586/