Pas Osmanit, kryediplomati gjerman takohet edhe me Kurtin

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Maas ka mbërritur në orën 14:00 në Prishtinë, ku ka zhvilluar takimet me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla e më pas edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Menjëherë pas takimit që ka pasur me Vjosa Osmanin, ai ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për çështjet me rëndësi nacionale, dialogun, vizat e vaksinat.

Ndërkaq pas takimit me Kurtin nuk pritet të ketë konferencë për media.