Pas numrërimi të votave të fundit, rreth 2000 nga dispora, sonte është përmbyllur i tërë procesi i numërimit dhe rinumërimit të votave. Pritet që KQZ-ja, nesër (e mërkurë), të shpall rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Pas numërimit të sontëm, Vetëvendosje doli e para me 1154 vota, para LDK dhe PDK-së, shkruan Ballkani.info.
Nga ky numëri, tash Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë, nga 31 sa i kishte deri sonte.
“32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ❤ Falemnderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen e fuqishme. Mbështetjen, do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz!”, kështu ka shkruar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.
LDK-ja pritet t’i ketë 29 deputetë, kurse PDK-ja 25, kurse AAK-ja 14. 20 tjerë iu takojnë minoriteteve. /Ballkani.info/







