Këngëtarja

Pas një viti të suksesshëm, Dua Lipa nis pushimet me familje në këtë vend përrallor

Dua Lipa po përmbyll një vit të suksesshëm dhe atë në mënyrën më të mirë.
Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew dhe familjen, ka nisur pushimet në ishujt Bahame, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku sjell pamje mahnitëse nga vendi ku po pushojnë.

“Ikje në Bahame”, ka shkruar nëna e Duas mbi fotografinë e shkrepur buzë detit.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me këngëtarin e famshëm italian, Andrea Bocelli.