Pas një varg testimesh, rekrutët e rinj një hap larg Ushtrisë së Kosovës

Rekrutët e rinj për javë të tëra u janë nënshtruar një varg testimesh, për të realizuar ëndrrën e tyre, të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Gazeta Demos.

Këta i pret edhe një fazë e testimit për t’u bërë pjesë aktive e Ushtrisë, ku trajnimi bazik nëntë javor do t’ua dhuronte këtë mundësi.

Nga afër rekruktët sot i vizitoj edhe minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili u shpreh që qëllimi i vizitës së tij është ngritja e moralit dhe kurajos tek ta.

“Tani keni hyrë në një rrugë më ndryshe që nuk është e lehtë, por jo e paarritshme dhe kam besim të plotë në ju sepse vullneti juaj mposhtë çdo sfidë. Ju keni vendosur që nga një vullnetar të bëheni ushtar profesionist besnik të Ushtrisë, Kombit e Atdheut. Këtu do të zhvilloni karakterin tuaj, kompetencën, angazhimin dhe të mësoni se çfarë do të thotë të jesh një Ushtar që është fizikisht dhe psiqikisht i gatshëm për të përmbushur detyrën në kuadër të Misionit të Shenjtë të Forcës  së Sigurisë së Kosovës”, është shprehur Mehaj.