Ish-futbollisti i Dinamos, Zlatan Arnautoviq ka vdekur në moshën 68-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Arnautoviq ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Dinamo Zagrebit që nga viti 1982. Ai e fitoi kampionatin e Jugosllavisë në vitin 1982, derisa një vit më vonë edhe kupën.

Pas tre vitesh te Dinamo, ai kaloi te Besiktas ku nuk qëndroi shumë për t’u kthyer te Dinamo ku e mbylli karrierën në vitin 1985.

Pas tre vitesh te Dinamo, ai kaloi te Besiktas ku nuk qëndroi shumë për t’u kthyer te Dinamo ku e mbylli karrierën në vitin 1985.

Raportohet se ai vdiq në shtëpinë e tij në Zagreb.