Kanë kaluar më shumë se një muaj prej paraqitjes së fundit të kryeministrit Albin Kurti në intervistë televizive.
Kurti, që ka zgjedhur të flasë më shpesh për mediat e huaja e që muajin e kaluar dha një intervistë për një televizion, do të shfaqet sot në një televizion tjetër vendor.
Kryeministri do të intervistohet në televizionin KTV.
Mungesa e intervistave dhe ballafaqimit me gazetarë kritikë ndaj qeverisë së tij, e kanë vënë Kurtin përball kritikave që prej themelimit të Qeverisë Kurti II, e cila i dha atij pushtet absolut mbi ekzekutivin e vendit.







