Pas një mosmarrëveshje, burri nga Istogu e rreh gruan
Një person është arrestuar dje në Komunën e Istogut, nën dyshimet për dhunë në familje.
Sipas policisë, i njejti është arrestuar pasi që pas një momsarrëveshje në familje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër/K. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.