Pas një jave mbahet ankandi i pestë i Letrave me vlerë për vitin 2021

Ministria e Financave njofton se më 08 prill 2021 do të mbahet ankandi i pestë i Letrave me vlerë për vitin 2021.

Bëhet e ditur se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e Letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e MSH-së.