Mesfushori anglez, Peter Whittingham ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare.
Ish futbollisti i Aston Villës, kishte pësuar goditje traumatike në kokë pasi u përplas në tokë duke ecur shkallëve të një kafeneje në Londër, transmeton Indeksonline.
Kjo ngjarje kishte ndodhur në mars të vitit të kaluar, dhe që nga atëherë Whittingham ka qenë nën kujdesin e stafit mjekësor.
Gjatë karrierës së tij 15 vjeçare në futboll, Whittingham ka luajtur për Aston Villë, Burnleyn, Derby Countyn, Cardiffin dhe Blackburnin.







