Pas ndarjes nga Mevlani, Arjani i del në krah Ledianës

Arjan Konomi shprehu mbështetjen për ish-konkurrenten e “Përputhen”.

Ani pse u larguan si çift nga programi i dashurisë, Lediana Prenga dhe Mevlan Shaba kanë ndarë rrugët dhe shkëputën çdo kontakt.

Shkak për këtë supozohet të jetë xhelozia, teksa Mevlani tregoi se Lediana e bllokoi në çdo rrjet social pas ndejës së “Përputhen”, ku ai këndoi bashkë me Antonelën.

Pas gjithë kësaj, Lediana kishte reaguar duke thënë se askush nuk e thirri për përballje në emision, ndërsa hodhi disa kunja për Mevlanin.

Në një prej fotografive të saj të fundit, Arjani e mbështeti publikisht me anë të një komenti, duke i thënë se ajo meriton më shumë se një këngë.

“Ti meriton shume me teper se nje kenge”, i shkruan opinionisti.

Ndërsa, nuk mungoi replika e Ledianës, e cila i shkruan “Une e vleresoj, sidomos e thene nga ty Arjan. Jam bere per ca keshilla keto dite”.