Pas ndarjes nga Ledjana, Mevlani thotë se i është thyer zemra

Dyshja që ka bërë për vete një publik të gjërë janë Ledjana dhe Mevlani.

Ndarja e tyre erdhi pasi vendosën të vazhdojnë njohjen jashtë programit.

Kureshtjen e fansave të tyre vendosi ta shuaj Mevlani i cili foli për ndarjen e tyre.

I ftuar në rubrikën “N’fermë”, ai e pranoi se i është lënduar zemra.

“Nga mendtë e mia se vajzat nuk kanë faj. Unë e kam fajin”, tha ai.

“Domethënë fajin për të gjitha ato që ndodhën me Ledjanën e ke ti?”-vazhdoi gazetari.

“Nuk e di për cilën e ke fjalën ti, por në përgjithësi në jetën time jap shumë e marr pak. Kjo është gabim”, u përgjigj Mevlani.