Pas ndarjes nga Fisnik Syla, Fjolla Morina sjell poza atraktive në rrjete sociale

Ka dy javë që Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi.

Këngëtarja e cila akuzohej për dy vepra, është shpallur e pafajshme nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Tani ajo i është rikthyer jetës normale, aty ku e kishte lënë tre muaj më parë.

Së fundmi ajo ka publikuar fotografi mjaft tërheqëse para ndjekësve të saj, derisa shfaqet e veshur e tëra me të zezë.

Fjolla Morina këto ditë është përfolur edhe për ndarjen nga bashkëshorti Fisnik Syla, pasi të dy kanë fshirë të gjitha fotografitë me njëri-tjetrin, si dhe nuk ndiqen më në rrjete sociale.