Foto

Pas ndarjes nga Fero, Arbenita gjen vendin që i ofron qetësi

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ditëve të fundit ka qenë mjaft e komentuar në mediat rozë për shkak të ndarjes nga reperi Fero.

Prej ditësh është raportuar për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, Fero ndaj saj.

Reperi në anën tjetër u arrestua dhe ndaj tij u përcaktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, por që ditëve të fundit u tha se ai është liruar.

Duket se modelja të gjitha i ka lenë në dorë të drejtësisë, e tani po gjen pak kohë edhe për vetën. Përmes një fotoje në ‘Instastory’ modelja zbuloi vendin në të cilin po heq stresin.

‘Unë dhe vendi ku e largoi stresin’, shkroi krahas fotos.