Pas ndarjes nga Dua Lipa, Isaac Carew shoqërohet me modelen joshëse

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se Isaac Carew dhe Dua Lipa i kanë dhënë fund lidhjes.

Ani pse nuk e kanë konfirmuar publikisht këtë gjë, dyshja duket se përfundimisht kanë ndarë rrugët.

Së fundi, ishte Isaac ai i cili publikoi fotografi duke drekuar me modelen bukuroshe, Georgia Fowler.

Nuk dihet nëse ka diçka më shumë se shoqëri mes Issac dhe Georgias, por dyshja po kalonin kohë të mirë bashkë.

Në anën tjetër, Dua Lipa flitet se ka nisur romancë me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar.

loading…