Pas një marrëveshjes në trafik një mashkull raporton se ishte kanosur me armë zjarri, shkruan Ballkani.info.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën Muharrem Fejza dhe raportohet se i dyshuari është arrestuar.

Raporti nga Policia:

Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 01.03.2022 – 00:40. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe  sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.