Presidenti i Ukrainës

Pas miratimit të BE-së për ndarjen e pakos 50 miliardë euroshe për Ukrainën, flet Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sot se mbështetja e vazhdueshme financiare e Bashkimit Evropian, do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit të tij.

“Falënderojë Charle Michel dhe liderët e BE-së për fondin për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027. Është shumë e rëndësishme që vendimin e kanë marrë të gjitha 27 vendet, që është një herë dëshmon unifikimin e fuqishëm të BE-së”, ka shkruar Zelensky në X.

Ai shtoi se “mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrianën do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar, që nuk është asgjë me më pak rëndësi nga ndihma ushtarake dhe sanksionet kundër Rusisë”.

Të gjitha 27 vendet arritën marrëveshje për pakon shtesë mbështetëse për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh, në kuadër të buxhetit të BE-së, ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Kemi marrëveshje”, ka shkruar Michel në rrjetin social X.

Liderët e BE-së me këtë kanë arritur të tejkalojnë kundërshtimin e Hungarisë, në dhënien e ndihmës financiare për Ukrainën.

Kryeministri hungarez Viktor Orban më herët ka thënë se Hungaria është e gatshme të merr pjesë në vendimin e BE-për t’i ofruar ndihmë Ukrainës, por me garancitë që çdo vit do të vendoset nëse do të ndahen para për ndihmë të re apo jo.