Pas minjve, Tajlanda nis të testojë vaksinën kundër koroanvirusit në majmunë

Tajlanda ka nisur testimin e një vaksine kundër koronavirusit në majmunë pasi mori rezultate pozitive të testimeve në minj, ka bërë të ditur Ministria për Edukim, Shkencë, Hulumtime e Inovacion.

Suvic Maesincee ka thënë se hulumtuesit shpresojnë që të nxjerrin “një rezultat më të qartë” të efikasitetit të vaksinës kah shtatori.

“Projekti është për të gjithë njerëzit, jo vetëm për tajlandezët. Kryeministri Prayuth Chan-ocha ka nxjerrë një vendim që duhet të zhvillojmë një vaksinë dhe t’i bashkohemi komunitetit botëror për këtë punë”, ka thënë Suvit të shtunën, raporton “Reuters”.

Vaksina e krijuar nga tajlandezët përdor molekula që nxisin qelizat e trupit të prodhojnë antigjene që e vënë në aksion sistemin imunitar.

Vaksina është një nga 100 që po prodhohen në gjithë botën, dhe po zhvillohet nga Instituti Kombëtar i Vaksinimit, dhe qendra hulumtuese në Universitetin “Chulalongkorn”.

Tajlanda deri tash ka pak më shumë se 3000 raste me koronavirus, derisa ka regjistruar 56 vdekje.