Pas ministrit Çeku, Boban i shkon në takim edhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama

Legjenda kroate, Zvonimir Boban ka zbarkuar në paraditën e sotme në Kosovë.

Ish-futbollisti i mirënjohur ka ardhur në vendin tonë për vizitë si dhe do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosovë U17 – Itali U17, shkruan Demokracia.com.

Kjo ndeshje është e vlefshme për turneun eliminator të evropianit 2023 dhe luhet në “Zahir Pajaziti”.

Poashtu, Boban vizitën e ka nisur te ministri i sportit, Hajrulla Çeku.

Përpos ministrit Çeku, Boban është pritur në takim edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Tutje, ai pritet të zhvillojë edhe takime tjera.