Një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht në Lipjan, mbrëmë pas mesnate, si dhe i kanë marrë një zinxhir nga qafa dhe dy telefona.

Siç bën të ditur Policia, viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

“Lipjan, 13.06.2021-04:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, dhe i kanë marrë një zingjir nga qafa dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, njofton Policia.