Mungesa e rrymës

Pas mesnate disa lagje të Prishtinës do të mbesin në terr

KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet qendrore të Prishtinës pas mesnate nga ora 00:10 deri në ora 06:10. Do të ndalet energjia elektrike në qendër të Prishtinës, në Ulpianë, Pejton, Dardani dhe në një pjesë të Bregut të Diellit.

“Për shkak të punimeve të KOSTT-it dhe me kërkesë të kësaj kompanie, sonte pas mesnate nga ora 00:10 deri në ora 06:10 lagjet qendrore të Prishtinës do të jenë pa energji elektrike. Specifikisht do të ndalet në qendër të Prishtinës, pastaj Ulpianë, Pejton, Dardani dhe një pjesë të Bregut të Diellit”, ka njoftuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.