Me sa duket sherri mes reperes Tayna dhe këngëtares Dafina Zeqiri është rikthyer sërish.
Një video e cila është bërë virale në TikTok ndjekësit këngën “Valle” të Taynas po e cilësojnë si një “diss” ndaj këngëtares Dafina Zeqiri.
“Nuk po di më çfarë të këndoj tallava aman aman of of”, janë këto vargjet e këngës të cilat i këndon Tayna.
Por, në një fragment të shkurtër të një kënge të saj, Dafina thotë: “Aman aman aa.”
Në vitin 2019 ato publikuan duetin ‘Bye Bye’, këngë të cilën ende e këndojnë në koncerte edhe pse nuk ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën.







