Pas më shumë se dy orë bllokadë, lirohet për qarkullim rruga Prishtinë-Gjilan

Pas aksidentit tragjik ku mbeten të vdekur tre persona në fshatin Mramor, magjistralja Prishtinë-Gjilan ishte e bllokuar për më shumë se dy orë.

Ballkani.info merr vesh se pas më shumë se dy orësh, kjo rrugë është liruar për qarkullim.

Të kujtojmë se në këtë aksident të tmerrshëm e lënduar ka mbetur edhe ambasadorja turke, Kivilcim Kiliç.

Po ashtu në QKUK po trajtohen edhe tre të lënduar. /Ballkani.info/