Pas më shumë se dy muajsh nga rastet e para, kjo është përhapja e koronavirusit në Kosovë

Kosova ka regjistruar 989 raste me koronavirus deri më tani, me 769 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Dy rastet e para u konfirmuan fiks para dy muajsh, më 13 mars. Pacientja e parë ishte një shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, ndërsa pacienti i dytë i infektuar ishte një kosovar nga Vitia i moshës 77-vjeçare.

Për 67 ditë, numri i rasteve u shumfishua dhe harta e komunave të prekura u zgjerua duke arritur shifrën prej 989 të infektuarve gjithsej.

Komuna e Ferizajt për më shumë se dy muaj regjistroi më së shumti raste me koronavirus, gjithsej 134. E dyta u rendit Komuna e Prizrenit me 94 raste poztive duke u pasuar nga Prishtina me 84 të tilla.

Pas tyre u rendit Gjilani me 79 raste, pastaj Malisheva me 76 raste, Peja me 74, Vitia 53, Mitrovica Veriore 43, Vushtrria 43, Kamenica 41, Suhareka 36, Rahoveci 29, Zveçani 26 dhe Leposaviq 23.

Nga 19 aste u regjistruan në Shtime dhe Mitrovicën Veriore, 16 në Gjakovë, 15 në Lipjan e 11 në Podujevë.

Disa nga komunat e Kosovë regjistruan shifra të ulëta të rasteve pozitive me koronavirus. Të tilla janë Istogu e Fushë Kosova me nga 8 raste, Hani i Elezit e Kaçaniku me nga 7 raste, Skënderaj me 6 raste, Klina me 5, Deçani e Dragashi me nga 3 raste dhe Drenasi e Obiliqi me nga 2 raste.

Në anën tjetër 6 komuna të Kosovës i kanë shpëtuar koronavirusit deri më tani.

Komunat pa asnjë rast pozitiv me COVID-19 janë: Graçanica, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Parteshi, Ranillugu.

Deri tani, betejën me koronavirusin në Kosovë e kanë humbur 29 persona, derisa janë shëruar 769 të infektuar.