Pas mbrëmjes të së premtes, nëna e Beatrixit në gjendje të rëndë emocionale

Java e fundit ka qenë java më e përfolur rreth ‘Big Brother Albania VIP’, ku kryetema kryesore ishte raporti i Donaldit dhe Beatrixit.

Madje në spektaklin e së premtes, ishte nëna e Beatrixit ajo e cila i kishte dërguar një letër asaj, rreth afrimitetit me Donaldit.

Ajo i ka kërkuar Beatrixit ta përjetoj këtë eksperiencë sipas dëshirës së saj, por së pari ta diskutojë nëse Donaldi ka lënë të shkuar pas.

Menjëherë pas kësaj, ajo është ftuar në Fan Club ku diskutohet rreth ngjarjeve të ‘Big Brother VIP’, por që ajo ka refuzuar ftesën pasi nuk ishte në gjendje të bëhej pjesë.

Dojna Mema, ishte ajo që ka informuar se nëna e Beatrixit, është gjendje të rëndë emocionale.

“Nëna e Beatrixës, Antigona është në gjendje të rëndë emocionale dhe e kishte të pamundur të vinte”, tha Dojna Mema.

Në studio për ta mbështetur ishte nëna e Oriola Marashit, e cila tregoi se është munduar të flas me Antigona Ramosajn.

Nëna e Oriola Marashit iu drejtua publikut që mos ta dënonin Beatrixën, pasi ajo është një vajzë e mirë.

Beatrixi është kryqëzuar nga publiku dhe po konsiderohet si femra që ia ka ‘rrëmbyer’ Donaldin nga Bora.