Pas marrëveshjes Serbi-Rusi, Gjuriq i vardiset Escobarit

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky takim vjen disa ditë pasi ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë e nënshkruan një marrëveshje në fushën e diplomacisë. Po që e “nervozoi”, perëndimin.

Por Gjuriq thotë se marrëdhëniet Serbi-SHBA janë të mira, duke e cilësuar takimin me Escobarin si të “përzemërt”, raporton Express.

“Ne vazhdojmë të negociojmë dhe të zbatojmë hapa konkretë drejt përmirësimit të bashkëpunimit serbo-amerikan në të gjitha fushat”, ka thënë Gjuriq një Twitter.

Mediat serbe kanë raportuar të mërkurën se Bashkimi Evropian i ka dhënë ultimatum Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Rusia po synon pushtimin e Ukrainës, por Beogradi nuk e ka parë të rrugës për të vendosur sanksione.