Pas “Malli”, Kida shumë shpejt me këngë të re

Kida nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ka pak ditë që ka lansuar këngën e re, e cila tani është në mesin e këngëve më të dëgjuara të momentit në vend.

Pas kësaj, Kida përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se shumë shpejt lanson këngën e re dhe mezi pret që fansat ta dëgjojnë atë.

“Ata më thanë të jem e qetë, por si mund të jetë dikush i qetë në një situatë sikur kjo? Mezi pres ta dëgjoni këngën e radhës…”, ka shkruar Kida.

Kujtojmë se “Mall” ka marrë afro 3 milionë klikime në kanalin YouTube.