Pas Lyrical Sonit, Dafina Zeqiri së shpejti bashkëpunim me reperin e njohur kosovar

Dafina Zeqiri nuk e ka ndërmend të ndalet.

Këngëtarja e njohur duket se e ka vendosur që të ‘bombardojë’ me projekte muzikore, një pas një, shumica në bashkëpunime.

Pas dueteve shumë të suksesshme të sezonit të nxehtë, ajo e ka rezervuar një tjetër bashkim forcash.

Fjala është për atë me reperin Buta. Këtë e kanë lënë të nënkuptohet vet dy artistët përmes postimeve në rrjete sociale ku vetëm se kanë nisur të ‘ngacmojnë’ me idenë.