Pas Luanës edhe Marina Vjollca tërheq vëmendjen e italianëve

Marina Vjollca e ka tërhequr vëmendjen e italianëve.

Motrat Vjollca janë bërë shumë të suksesshme me emisionet e tyre dhe kanë arritur që rreth vetes të mbledhin një numër të madh fansash.

Të dyja janë aktive edhe në rrjete sociale sidomos në Instagram dhe ndiqen nga një numër i madh i njerëzve.

Madje moderatorja Marina Vjollca u bë zyrtarisht, pak javë më parë, ambasadore e firmës së stilistes së famshme italiane Elisabetta Franchi.

Këtë të hënë, kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto të Marinës, e gjitha e veshur me krijimet e saj. Ndërsa italianët nuk i kanë kursyer komentet në foton në fjalë, si për veshjen, ashtu dhe për vetë moderatoren shqiptare.

“E mrekullueshme”, “Wow! Komplimente për vajzën”, “Kur stili takohet me bukurinë dhe feminilitetin, ky është rezultati”, “Shumë elegante”, “Shumë e bukur”, janë vetëm disa nga komentet e tyre.