Pas lirimit nga paraburgimi, ky është veprimi i Feros

Reperi i njohur, Fero është liruar ditën e sotme (e martë) nga paraburgimi.

Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Ilir Shaqiri, i cili theksoi se reperi gjilanas ka arritur në një marrëveshje me palën e dëmtuar, ku iu ka kërkuar falje për sulmin e kryer në veturën e tyre para disa javësh.

Me t’u liruar nga paraburgimi, reperi emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, u lajmërua për fansat e tij në Instagram.

Ai hyri në një lidhje direkte nga dyqani i floktarisë, pasi ai është drejtuar menjëherë te berberi.

I njëjti nuk ka komentuar mbi rastin e tij, por thjeshtë i ka shoqëruar fansat me pamje gjatë kohës që ai ishte duke i prerë flokët e tij.

Mbi të rëndon akuza e sulmit, për shkak se ishte filmuar javë më parë duke sulmuar një person në veturën e tij.