Ka rreth një muaj që Enver Pushkolli nga Vushtrria është në një proces gjyqësor bashkë me gruan e tij.

Ata akuzohen për vjedhjen e një telefoni, njofton Klan Kosova

Ai u arrestua e lirua, pak ditë më parë, por jo për këtë vepër.

Pas seancës gjyqësore për akuzat e vjedhjes, Pushkolli dyshohet se kishte kërcënuar gjyqtarin, përmes llogarisë së tij në Facebook.

Pushkolli i mohon akuzat, për kërcënimin dhe për vjedhjen e telefonit.