Pas lidhjes së famshme me Angelina Jolie, kjo është e dashura e re e Brad Pitt

Me role kryesore në dy nga filmat më të mëdhenj të vitit 2019, “Once upon a time in Hollywood” dhe “Ad Astra”, Brad Pitt duket se e ka tejkaluar ndarjen e tij nga ish-gruaja Angelina Jolie.

Aktori 55-vjeçar raportohet se është në një lidhje me 50 vjeçaren Sat Hari Khalsa e cila është një dizajnere e argjendit dhe shëruese holistike.

Një burim i tha US Magazine se ajo është një femër shumë e forte dhe ka një mendje të zgjuar, gjë që duket se e ka tërhequr yllin holliwood-ian.

Çifti u takua për herë të parë në vitin 2018 në Conservatory of Music Annual Benefit dhe Ankandin e Artit të organizuar nga Red Hot Chili Peppers. Të dy ishin të ulur në të njëjtën tryezë dhe menjëherë filluan të bisedonin.

loading…