Pas lehtësimit të pagesës për tatim në pronë, qytetarët ‘vërshojnë’ Komunën e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga sot kanë suspenduar kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë për ta paguar taksën e rrugës për regjistrimin e veturave.

E një numër i madh i qytetarëve të Prishtinës po shihen para objektit të komunës për t’i marrë këto shërbime.

Siç duket, lehtësimi i pagesës së tatimit të taksës për regjistrim të veturave është mirëpritur mjaft mirë.

Edhe pse në disa fotografi të shpërndara në rrjete sociale shihet se jo të gjithë po respektojnë masat e Qeverisë.