Pas largimit nga Babastars, Cozman shumë shpejt vjen me këngë të re

Në fillim të këtij viti reperi shqiptar, Cozman publikoi disa video thumbuese për kolegët e tij, gjegjësisht për anëtarët e labelit “Babastars”.

Reperi përmes këtyre videove kishte paralajmëruar largimin nga labeli i lartpërmendur për disa shkaqe pakënaqësie mes tyre.

Ai poashtu u kërkoi falje fansave për anulimin e koncerteve të shumta që janë bërë atë kohë, duke i thënë se se së shpejti do të vijë ndryshe dhe me projekte të reja.

Ky moment duket se ka ardhur për fansat e Cozman pasi në llogarinë e tij, InstaStory zbulon se shumë vjen me projekt të ri. “Ju më njihni mua, së shpejti”, ka shkruar ai.

Reperi nuk ka zbuluar detaje të këtij projekti, por ka kohë që ai po punon për të bërë një rikthim të fuqishëm në skenën tonë.

“E jemja”, mban titullin kënga e fundit e lansuar nga ai në bashkëpunim me Agon Amigën.