Pas lajmit që i bëri ‘diss’ Getoar Selimit dhe se po del nga Babastars, reagon Agon Amiga

“Oh bir” quhet projekti më i ri i reperit Agon Amiga.

E për këtë këngë, u tha se është shenja që Agoni po del prej labelit Babastars dhe se e ka ‘dissiratur’ Getoar Selimin me fjalët “T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”.

Ballkani.info ka kontaktuar me Agonin, i cili ka mohuar këto fjalë.

“Vet fakti që kënga ka dal në kanal të Babastars në Youtube nënkupton se nuk ka asgjë të vërtetë. As nuk jom tu dal prej grupi e saj nuk e kam ‘dissiratur’ Getoarin” janë fjalët e reperit.

Kjo nuk është hera e parë që po flitet për një ftohje të raporteve mes dyshes, por, siç duket, nuk po ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

Nga ana tjetër “Oh bir” që nga publikimi ka filluar ta marrë pëlqimin e publikit./Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=Z1g4y4gBSiY