Pa viza

Pas lajmit për viza në Dubai, plasin shakatë në rrjet, hapet grupi ‘Network Dubai’

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë takimit me Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka paraqitur propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe ky propozim tashmë është jetësuar.

E, me të marrë dhenë ky lajm, kanë nisur shakatë në rrjetet sociale, duke ditur se qyteti i Dubait në vendin tonë njihet si një qytet që vizitohet shumë nga fytyrat publike, vizita këto që janë komentuar si formë e të bërit para, nga ana e tyre.

Madje, është hapur edhe një grup në Facebook, me emrin ‘Network Dubai’, që është ironizim i grupit ‘Network Prishtina’, ku në këtë të fundit qytetarët pyesin për çdo hall që kanë.

‘Problemet’ e tyre, i kanë nxjerrë në ‘Network Dubai’ disa qytetarë që janë “zhvendos” atje, e që natyrisht këto ‘probleme’ janë vetëm shaka.

Ja disa prej tyre: