Modelja

Pas lajmit për shtatzëni, Almeda fotografohet nga paparacët në rrugë

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman ditë më parë dhanë lajmin e gëzueshëm.

Almeda Abazi njoftoi se është shtatzënë, ajo dhe Tolga po presin të bëhen prindër të një djali.

Çifti u shprehën shumë të lumtur për këtë lajm, por Almeda nuk ka preferuar të tregojë barkun që nga koha kur bëri publik lajmin për shtatzëni.

Por, paparacët kanë fotografuar modelen bashkë me bashkëshortin e saj, Tolgën, duke u shëtitur rrugëve të Stambollit.

Çifti u paraqitën në veshje sportive, ndërsa Almeda po tentonte ta fshihte barkun.