Amber Heard

Pas lajmit për borxhin e madh ndaj avokatëve, Amber Heard në krizë të rëndë financiare

Amber Heard është në telashe të mëdha financiare pasi humbi gjyqin kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.

Gjegjësisht, në raportet e publikuara së fundmi, thuhet se aktorja u ka borxh më shumë avokatëve se sa hamshorit hollivudian.

Sipas aktgjykimit, aktorja detyrohet t’i paguajë Deppit pak më shumë se 10 milionë dollarë dhe sipas raportimeve të fundit, ajo u detyrohet avokatëve një shumë edhe më të madhe.

Meqenëse nuk ka para të mjaftueshme për të paguar ish-bashkëshortin, ajo ka bërë ankesë kundër aktgjykimit.

Pasi një gjykatës vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë aktorit 10.2 milionë dollarë, tani është mësuar se aktorja i detyrohet rreth 15 milionë dollarë avokatëve të saj.

Heard është në miliona borxhe ndaj ish-përfaqësuesve të saj ligjorë dhe disa kompanive të sigurimit që dyshohet se janë përfshirë në padi, por në këtë moment ata nuk pranojnë të paguajnë shpenzimet e saj.